Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar rreth 90 ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë tërë ditës së zgjedhjeve ka pranuar rreth 90 ankesa të ndryshme për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Mulë Desku kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
“Kemi pranuar rreth 90 ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore”, ka thënë shkurt Desku.
Theksojmë se sot në Kosovë u votua për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Demokracia.com/