Skuadra e Zinedine Zidene, Real Madrid ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, shkruan Demokracia.com.
“Mbretëritë”, kanë triumfuar ndaj Valencias me rezultat 2:0.
Benzema ai që shënoi një eurogol, në pjesën e parë për ta dyfishuar më pas Toni Kroos.
Në pjesën e dytë, pavarësisht se pati shanse të tjera për të shënuar golin e tretë dhe pa një gol t’i anulohej Mendy, Real Madrid mori 3 pikët e rëndësishme dhe tani është gati për të menduar edhe për Champions League. /Demokracia.com