Në fillim të javës mbetet ftohtë, më shumë kthjellime.
Të hënën dhe mërkurën mbrëma mundësi për rrebeshe bore. Nga e mërkura temperaturat maksimale në rritje.
Sipas Prishtina Weather masa më të ngrohta ajrore, që ditëve të para të javës do të shtrihen nga Europa Perëndimore, nga dita e mërkurë fillojnë të arrijnë edhe mbi vendin tonë duke rritur temperaturat maksimale edhe në vlera pozitive.
Me motin e qëndrueshëm që parashihet të kemi në ditët e ardhshme, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror do të mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes tokësore, ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e herë-herë mund të kalojnë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.