Auto&Tech
Si të bëni ‘screenshot’ në modelet e reja të iPhone
Demokracia
15:38 | 11 Tetor 2021

Share:

Marrja e një screenshot përmes një iPhone është mjaft e thjeshtë dhe në fakt, modelet e reja me Face ID kanë mënyra të reja për ta bërë këtë.

Në 5-Minutes Craft ju tregojnë mënyra të ndryshme për të bërë një veprim të tillë në iPhone tuaj, sa më lehtë, përcjellë Demokracia.

Modele me Face ID:

Metoda 1

Shtypni butonin anësor dhe butonin e ngritjes së volumit në të njëjtën kohë dhe lëshoni shpejt të dy butonat.

Pasi të keni marrë një pamje të ekranit apo (sreenshot), një fotografi shfaqet përkohësisht në këndin e poshtëm të majtë të ekranit tuaj. Prekni fotografinë për ta hapur, do të shkoni në ekranin e redaktimit. Nëse në vend të kësaj rrëshqitni majtas, mund ta refuzoni.

Metoda 2

Kjo metodë vlenë edhe në modelet më të vjetra, kur butoni prekës i Iphon-të tuaj nuk punon.

Ndërsa në modelet tjera kontrolloni nëse keni versionin më të fundit të iOS në iPhone 8 ose edhe më të ri.

Shkoni te Cilësimet, Aksesibiliteti më pas shtypni opsionin ‘Touch’ dhe më pas ‘BackUp’.

Klikoni dy ose tre herë dhe zgjidhni një veprim.

Në këtë rast, zgjidhni “screenshot’’.

Prekni dy herë ose tre, në pjesën e pasme të iPhone tuaj për të aktivizuar veprimin që keni vendosur./Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme