Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtrirë në spital, sapo ka votuar me ndihmën e ekipeve mobile të KQZ-së që po qëndrojnë në QKUK.
Teksa tha se mbrëmë ka pasur gjendje më të rënduar për shkak të koronavirusit, Zeka më parë u ankua se pacientët nuk po arrijnë të votojnë.
“Shpreh shqetësimin tim se kjo fushatë ka qenë kundër gjitha rregullave të COVID-19, unë kam pas edhe humbje familjare nga koronavirusi pasi edhe babai më ka vdekur nga koronavirusi. Familjarët e mi e kanë kaluar të gjithë”, s’ka thënë ai ndër të tjera, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.