Tifozët janë ata që i japin madhështinë sportit e në veçanti futbollit. Shpesh cilësohen si njerëz të zhurmës, por ndodh nganjëherë që të befasojnë edhe për të mirë, shkruan Demokracia.com.
Për të festuar dashurinë e tyre për klubin, tifozët e klubit të Sampdorias kanë zgjedhur ditën e duhur, Shën Valentinin.
Përpara sfidës ndaj Fiorentinës, ultrasit e skuadrës nga Liguria ishin pozicionuar në sheshin “Piazza De Ferrari” ku kishin në duar flamurë dhe banderola të mëdhenj me emrat e lojtarëve simbol të Sampdorias.
Edhe pse nuk janë duke përjetuar një moment jo të mirë, tifozët i qëndrojnë pranë klubit të tyre me këtë gjest të këndshëm në ditën e Shën Valentinit. /Demokracia.com