Lajme
KQZ-ja konfirmon se deri në orën 15:00, numri i votuesve është më i lartë se në vitin 2019
Demokracia
15:46 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se deri në orën 15:00 për të votuar kanë dalur 32.32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga numri i përgjithshëm.

Daka përmes një konference për media ka bërë të ditur se ky është procesi i votimit po vijon normalisht, raporton Demokracia.com.

“Deri në orën 15 kanë votuar 32.32 përqind apo 567.934 votues. Në vitin 2019 deri në të njëjtën kohë kishin votuar 29.28 përqind apo 554.750 votues.”, ka thënë ajo.

Daka në fund ka bërë të ditur se informatat e detajuara gjenden edhe në web-faqen e KQZ-së./Demokracia.com/

Të ngjashme