Lajme
Ky është incidenti serioz që u evidentua deri tani në procesin zgjedhor
Demokracia
15:00 | 14 Shkurt 2021

Share:

Koalicioni i organizatave për monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV) ka treguar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në ora 13:00.

Përmes një komunikate të publikuar në rrjete sociale, DnV ka treguar se deri tani për të votuar kanë dalur 19.8 për qind të qytetarëve që kanë të drejtë vote.

DnV ka raportuar edhe rreth problemeve që kanë ndodhur deri tani në procesin zgjedhor, përcjell Demokracia.com.

Në mesin e tyre ka pasur edhe incidente serioze.

“Është raportuar për një incident në vendvotimin 1708C/04R, ku dy komisionerë janë larguar për të votuar dhe nuk janë kthyer për një periudhë më të gjatë se 2 orë. Rolin e tyre e ka ushtruar një vëzhguese nga një subjekti politik.”, bëhet e ditur nga DnV-ja./Demokracia.com/

Të ngjashme