I infektuar me koronavirus, ish-deputeti Milaim Zeka është shfaqur në një lidhje direkte televizive nga Klinika Infektive.
Ai për Klan Kosova është shprehur se nuk ka mundur të votojë, dhe se kjo është hera e parë që nga paslufta që ai s’ka mundur ta ushtrojë të drejtën e tij.
“Disa kena mujt me votu me kusht, kanë mujt me marrë me vete fletëvotimet. Kjo është një burokraci e paimagjinueshme. Vota është e drejta më elementare. Hera e parë që nuk do të votojë që nga paslufta”, tha ai.
Zeka foli edhe për gjendjen shëndetësore të tij.
“Me shëndet nuk kam komplikime në frymëmarrje. S’kam ndonjë shqetësim pos temperaturës. Apeloj tek qytetarët që mos me u tallë me koronavirusin siç janë tallë politikanët”, tha Zeka