Lajme
SHSKUK reagon pasi pacientëve nuk po u mundësohet të votojnë
Demokracia
12:40 | 14 Shkurt 2021

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur shqetësimin pasi pacientët e shtrirë nëpër klinika, nuk po kanë mundësi të votojnë.

SHSKUK përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga KQZ-ja që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm që pacientëve dhe stafit shëndetësorë t’u mundësohet të votojnë, përcjell Demokracia.com.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë.

ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës.”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 10 Maj 2025