Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
“Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, njofton SHKK-ja, krahas fotografisë së publikuar.
Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Deri më tani nga KQZ-ja nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, përderisa DnV-ja dhe IKD-ja kanë evidentuar disa shkelje. /Demokracia.com/
Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
Të…
Posted by Shërbimi Korrektues i Kosovës on E Diele, 14 Shkurt 2021