Një gorilla malore e cila u bë sensacion mbarëbotëror pasi pozoi në një selfie me një rojtar parku, ka vdekur në krahët e ‘mikut të saj të jetës’ i cili e shpëtoi atë si foshnjë.
Gorilla e cila vdiç në moshën 14 vjeçare, u fotografua duke marrë frymën e fundit ndërsa mbahej në krah nga kujdestari i saj Andre Bauma, 49 vjeç, në një skenë trishtuese në Parkun Kombëtar Virunga në Kongon lindore.
Ajo ishte vetëm dymuajshe pasi e gjetën të kapur pas trupit të pajetë të nënës së saj, e cila ishte vrarë, raporton DailyMail përcjellë Demokracia.
Më vonë u transferua në Qendrën Senkwekwe të parkut me një gorillë jetime, ku edhe u bë i famshëm në internet kur u shfaqë në një selfie me rojtarin e parkut Mathieu Shamavu në 2019.
Por pas më shumë se një dekade kujdesi në Qendrën Senkwekwe, gorilla vdiq si pasojë e një ‘sëmundjeje të zgjatur në të cilën gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi’, thuhej në një deklaratë nga parku./Demokracia.com/