Pavarësisht nëse shikoni një shfaqje si ‘Squid Game’ ose dëgjoni hite të BTS të tilla si ‘Butter’ ose ‘Dynamite’, ka shumë mundësi që ju të keni pasur një lloj ndikimi korean në jetën tuaj.
Tashmë që ndikimi i Koresë së Jugut ka arritur në Fjalorin Anglisht të Oksfordit (OED). “Autoriteti i pranimit në gjuhën angleze” ka shtuar 26 fjalë të reja me origjinë koreane në botimin e tij të fundit.’’
Sipas BBC-së këto terme lidhen me ushqimi korean, i cili shfaqet i fundit në listën e fjalorit, me disa nga shtesat e reja duke përfshirë:
banchan, emër- Një pjatë e vogël me perime, e servuar së bashku me orizin si pjesë e një vakti tipik korean.
bulgogi, e. – Në gatimet koreane: një pjatë me feta të holla viçi ose derri të cilat marinohen, pastaj piqen në skarë ose skuqen, përcjellë Demokracia.
kimbap, e. – Pjatë koreane e përbërë nga oriz i gatuar dhe përbërës të tjerë të mbështjellë në një fletë alga deti dhe të prerë në feta me madhësi të kafshimit.
OED tha se përfshirja e kaq shumë fjalëve koreane ishte një njohje e ndryshimit në gjuhën e përdorur nga anglo-folësit.
“Aziatikët shpikin dhe shkëmbejnë fjalë në kontekstin e tyre, pastaj i prezantojnë ato në pjesën tjetër të botës anglishtfolëse, duke lejuar kështu që vala koreane të vazhdojë të zgjerohet mbi detin e fjalëve angleze,” thuhet në deklaratë.
Suksesi i eksporteve të Koresë së Jugut në Mbretërinë e Bashkuar po ndodh tash e një kohë.
Filmi fitues i Oskarit ‘Parasite’, është aktualisht filmi jo-anglisht, me fitimin më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar./Demokracia.com/