Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sapo ka votuar në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Prishtinë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar në ambientet e Fakultet Ekonomik në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Pas votimit, Kurti kërkoi nga qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, pasi që siç theksoi sot, është dita e tyre.
“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme. Ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë e cila më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, deklaroi Kurti. /Demokracia.com/