Sport
Nuza ndanë drejtësinë në dy ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian
Demokracia
09:52 | 05 Tetor 2021

Share:

Gjyqtari më i mirë në Kosovës, Genc Nuza së bashku me gjyqtarin Besnik Morina është deleguar për të ndarë drejtësinë në dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U19, shkruan Demokracia.com.

Ndeshjen e parë që do ta gjykojnë Nuza i ndihmuar nga Morina dhe asistenti nga Rumania, Alexandru Cerei do të jetë Çeki – Kazakistan, ndeshje kjo që zhvillohet me 6 tetor në Opava. Ndërsa, gjyqtari i katërt është Horatiu Fesnic.

Ndërkaq tri ditë me vonë saktësisht me 9 tetor, Nuza i ndihmuar nga asistenti Morina dhe asistenti nga Çekia, Marek Podany, ndajnë drejtësinë në ndeshjen Danimarkë – Kazakistan.

Këto dy ndeshje janë të xhirove të para në Grupin e 13-të kualifikues për Kampionatin Evropian 2022. /Demokracia.com

Të ngjashme