Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është shpallur i pafajshëm në gjyqin e tij të dytë të fajësimit.
Mediat amerikane raportojnë se Senati nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për ta fajësuar Trumpin, transmeton Demokracia.com.
57:43 ishte raporti mes votave, që nënkupton se munguan edhe dhjetë vota për ta fajësuar Trumpin në procesin e dytë të “impeachment”.
Ndryshe, më 6 janar disa përkrahës të republikanëve organizuan protesta të dhunshme në ndërtesën e Kongresit.
Trump u akuzua për nxitje të kryengritjes./Demokracia.com/