Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo, është parë shumë i pakënaqur me arbitrin e sfidës Napoli – Juventus, e cila u mbyll me fitoren e Napolit me rezultat 1:0, me një gol të shënuar nga penalltia, shkruan Demokracia.com.
Për “Sky Sport”, Pirlo u shpreh se një penallti e tillë të akordohej në favor të Juventusit, pakënaqësi dhe kritikat do të rriteshin në masë.
Ai shprehu kritika për faktin se në ndeshjet e Juventusit, arbitrat veprojnë me standardë të dyfishta.
“Arbitrimi dhe penalltia e Napolit – Thashë se nëse ai nuk e paralajmëron portierin gjatë ndeshjes, do të humbasë kohë. Do të doja ta shikoja nëse penalltia e Napolit do të na akordohej neve. Do të kishte shumë probleme dhe pakënaqësi. Sot ishe një episod i dyshimtë në zonë dhe dy kartona të verdhë që mungojnë për Di Lorencon. Ka shumë episode që vlerësohen ndryshe kur luhen ndeshjet me Juventusin, sepse të gjithë na përgojojnë.
Ndeshja – Shënuam ato raste që duhej të shënonim. Në fund, nuk do të thotë se kush shënon më shumë, do të fitojë dhe kampionatin. Sot krijuam raste, por portiere i tyre ishte më i miri në fushë.
Humbjet që kushtojnë – Ka humbje të rënda që ndihen. Milani mund të shkojë në 10 pikë distancë. Jemi të kënaqur me performancën tonë. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, sepse është rruga e vetme për të shkuar te rezultatet”, u shpreh Pirlo. /Demokracia.com