Sport
Luis Enrique “urren” Real Madridin: “Shpërthen”gazetari spanjoll
Demokracia
16:04 | 30 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka shpallur listën e kombëtares për ndeshjet e Nations League në tetor, duke nisur nga sfida kundër Italisë javën e ardhshme.

Në listën e Luis Enrique nuk është i pranishëm asnjë lojtar i Real Madrid, diçka që ka ndodhur shpesh nën drejtimin e këtij trajneri, ndërkohë që është grumbulluar mesfushori 17-vjeçar i Barcelonës, Gavi, i cili ka luajtur vetëm 200 minuta në karrierën e vet në LaLiga.

Kjo ka bërë që Tomas Roncero gazetari i AS, tifoz i njohur i Realit, të shpërthejë në akuza.

“Luis Enrique e kaloi vetveten. Ka vend për një adoleshent si Gavi, por jo për Asension, i cili sapo ka shënuar tregolësh në Primera. Nuk ka vend për Nacho, që luan në çdo vend në mbrojtje, por ka vend për Eric Garcia, i cili po shkon drejt thyerjes së rekordit të Sergio Ramos për kartonë të kuq.

“Katër lojtarë nga Barcelona e madhe e Koeman, edhe një herë asnjë lojtar të Realit. Luis Enrique e bën listën me synimin për të krijuar debat dhe për t’u folur për të. Duket qartë që nuk do asnjë lojtar nga Real Madrid.

“Ancelotti do e falënderojë, sepse do i ketë lojtarët më të freskët, kur të rikthehen ndeshjet e Champions. Ndërkohë Luis Enrique grumbullon lojtarët e rritur tek Reali, Marcos Llorente, Marcos Alonso, Reguilón e Pablo Sarabia, për të provokuar Realin“.

Të ngjashme