Sport
Trajneri i Gjermanisë, Flick vëzhgon nga afër Mërgim Berishën, ftesa mund t’i bëhet në tetor
Demokracia
14:54 | 30 Shtator 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick, është duke konsideruar që në ndeshjet e muajit tetor ta ftojë futbollistin me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha.

RTL njofton se Flick e ka vëzhguar nga afër Berishën edhe ekziston mundësia ta ftojë.

“Ne provojmë të vizitojmë të gjithë dhe të tregojmë prezencën tonë. Është e rëndësishme të shohim sa më shumë lojtarë gjermanë të jetë e mundur, është interesante për ne”, tha Flick.

Pos kësaj, ”Fotospor” raporton se menjëherë pas kalimit te Fenerbahce, zyrtarët e Federatës Gjermane të Futbollit shkuan në Stamboll dhe u përpoqën ta bindin Berishën të mos i bashkohet Kosovës.

Ditët apo muajt e ardhshëm do jenë vendimtar dhe mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë ndryshim në vendim nga vetë futbollisti, që ende nuk ka deklaruar asgjë për media.

Të ngjashme