Sport
Koeman buzë shkarkimit, ky është trajneri i parë që refuzon ta marrë “timonin” e Barcelonës
Demokracia
14:38 | 30 Shtator 2021

Share:

E ardhmja e trajnerit holandez, Ronald Koeman në krye të stolit te Barcelona është në “ajër”.

Tekniku holandez pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit “katalunas” për shkak të rezultateve katastrofale, shkruan Demokracia.com.

Barcelona nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa ka humbur dy takimet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique është pyetur nëse do ta pasonte Koemanin te Barcelona.

Enrique ka refuzuar një gjë të tillë, duke thënë se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e ka fare numrin e tij.

“Unë nuk do të largohem nga Spanja sepse kam kontratë, të cilën dua ta respektoj. Madje, mendoj se Joan Laporta as që e ka numrin tim të telefonit”, ka thënë Enrique për media.

Kandidatë për të parin e stolit te Barcelona në rast të shkarkimit të Koeman është ish-mesfushori, Xavi Hernandez. /Demokracia.com

Të ngjashme