Ka shumë këshilla bukurie në internet, por ndonjëherë ato mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme.Sikurse aplikimi i një maske me shafran të Indisë në fytyrën tuaj mund të bëhet një makth.
Kjo sepse lëkurat nuk ngjajnë me njëra-tjetren dhe nuk i pëlqejnë aspak eksperimentet, transmeton Bright Side përcjellë Demokracia.
Përdorimi i maskave DIY (të përgatitura vet), mund të ngjyrosin lëkurën tuaj- Maskat natyrale mund të jenë të dobishme për lëkurën tonë, por keni kujdes me përbërësit që përdorni. Disa prej tyre thjesht mund të ngjyrosin lëkurën tuaj, si karrota ose shafran i Indisë. Kjo situatë i ndodhi një blogere, lëkura e së cilës u bë e verdhë pas një eksperimenti të tillë.
Përdorimi i vajit të kokosit në fytyrën tuaj- Vaji i kokosit është shumë komedogjen, thonë ekspertët. Si rezultat, ai bllokon poret kështu që ekziston një shans i lartë për shpërthim të akneve dhe pikave të zeza. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën në trupin tuaj. Nëse dëshironi të kujdeseni për lëkurën tuaj, është më mirë të përdorni kremra të krijuar posaçërisht për të.
Përdorimi i limonit për zbardhimin e lëkurës- Limonët kanë një pH 2-3 dhe mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës krahasim, në krahasim me pH-në e lëkurës sonë është midis 4-5. Edhe pse përdorimi i limonit mund të ndriçojë pak fytyrën tuaj, pasi ta ekspozoni atë në rrezet e diellit, lëkura mund të zhvillojë flluska dhe acarim.
Aplikimi i pastës së dhëmbëve për tharjen e puçrrave- Është më mirë të shmangni aplikimin e pastës së dhëmbëve në puçrrat tuaja për t’i tharë ato. Pasi që ka mundësi të djegë dhe irritojë lëkurën tuaj. Përveç kësaj, mund të çojë në një skuqje të lëkurës të njohur si dermatiti i kontaktit.
Përdorimi i avullit për të zbutur lëkurën- Avulli i tepërt mund ta lërë lëkurën tuaj të irrituar dhe të thatë. Sigurohuni që nuk e bëni shpesh këtë procedurë dhe rregulloni temperaturën e avullit. Nxehtësia mund të prishë kolagjenin, duke bërë që rrudhat të shfaqen më shpejt.
Eksfolimi apo gërryerja e lëkurës me sodë bikarbone dhe kafe- Soda e bukës mund të funksionojë si një eksfoliues që të largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret. Por nga ana tjetër, lëkura juaj mund të bëhet e ndjeshme ndaj humbjes së lagështirës dhe të thahet. Humbja e barrierës së lagështisë gjithashtu çon në rritjen e baktereve të huaja./Demokracia.com/