Një tavolinë kafeneje ku JK Rowling, shkroi pjesë të librave të saj të Harry Potter është shpëtuar nga një zjarr i madh, i cili shkatërroi një ndërtesë në Edinburgh të Britanisë.
Zjarri ka dëmtuar shumë banesa dhe biznese përfshirë këtu edhe kafenenë ‘The Elephant House’.
Pronari i kafenesë David Taylor tha se ishte “jashtëzakonisht i lehtësuar” kur gjeti tryezën e përdorur nga Rowling mes rrënojave.
Ai tha se tryeza kishte pësuar dëmtime nga uji dhe tymi, por do të restaurohet.
Kafeneja Elephant House ishte një nga dy të frekuentuarat rregullisht nga Rowling kur ajo po shkruante historitë e djalit magjistar në mesin e viteve ’90-ta. Ajo shkroi në kafenenë Elephant House në 1996 dhe 1997, pasi u botua libri i saj i parë Harry Potter dhe shpesh u ul në tryezën antike prej druri./Demokracia.com/