Sport
Van de Beek “eskalon” pasi u la në stol tërë ndeshjen, çamçakëzin e gjuan në drejtim të Solskjaer
Demokracia
11:30 | 30 Shtator 2021

Share:

Donny van de Beek po kalon kohë aspak të mirë te Manchester Unitedi prej kalimit nga Ajaxi.

Mesfushori holandez pothuajse asnjëherë nuk kompleton 90 minuta në një ndeshje për “Djajtë e Kuq”, shkruan Demokracia.com.

Kjo për faktin se ai gjatë çdo ndeshje që aktivizohet, inkuadrohet në pjesën e dytë ose zëvendësohet para fundit.

24-vjeçari u vendos në bankën rezervë për gjatë gjithë ndeshjes në fitoren e Man Unitedit 3-0 kundër Villarrealit mbrëmjen e të mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Kamerat dhe tifozët kapën një moment kur Van de Beek në një moment nxorri nga goja e tij një çamçakëz dhe e hodhi në drejtim të trajnerit, Ole Gunnar Solskajer në shenjë frustrimi.

Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com

 

Të ngjashme