Sport
Fitorja e Prishtinës nuk diskutohet ndaj Ulpianës, sipas kompanive të basteve
Demokracia
10:41 | 30 Shtator 2021

Share:

Prishtina dhe Ulpiana zhvillojnë sot ndeshjen e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është arenë e përballjes në mes kampiones, Prishtinës dhe Ulpianës së sapo promovuar në elitë, raporton Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” janë favorit në këtë duel, ndërsa kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e takimit.

Fitorja e Prishtinës llogaritet me kuotën 1.44, barazimi 4.24, ndërsa për triumfin e skuadrës nga Lipjanit kuota maksimale është 6.60.

Të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit synojnë fitoren e tretë radhazi në elitë, ndërkohë që Ulpiana kërkon befasinë në mënyrë që të korr rezultat pozitiv.

Takimi në mes Prishtinës dhe Ulpianës në kryeqytet fillon nga ora 15:00. /Demokracia.com

Të ngjashme