Elita e basketbollit kosovar starton sonte me ndeshjen e parë të javës së katërt.
Dy ekipet që nuk dinë për disfatë deri më tani, Trepça dhe Peja do të sfidohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.
Sa herë që takohen këta dy rivalë të vjetër të basketbollit kosovar, spektakli është i garantuar.
“Shqiponjat” zbarkojnë në “Minatori” pas nënshtruan tre kandidatët për titull, Bashkimin, Prishtinën e Rahovecin.
Ndërkohë “Xehetarët” paraprakisht kishin fituar ndaj Yllit, Prizrenit 16 dhe Dritës.
Ballafaqimi në Mitrovicë nis nga ora 19:00. /Demokracia.com