Sport
Benfica – Barcelona dhe Man United – Villarreal, rezultate befasuese pas 45 minutave të para
Demokracia
21:52 | 29 Shtator 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet tjera interesante të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Benfica ka bërë befasinë më të madhe deri më tani, pasi po avancon 1-0 kundër Barcelonës në Grupin E, shkruan Demokracia.com.

Ishte vetëm minuta e tretë, kur Nunez heshti skuadrën “katalunase” ndërsa hyri lehtësisht në zonë dhe me një goditje të bukur “detyroi” portierin gjerman ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij.

Ndërkaq në stadiumin “Old Trafford”, Manchester Unitedi dhe Villarreali kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Spanjollët ishin dukshëm më të rrezikshën para portës së De Geas të cilën e rrezikuan seriozisht dy herë.

Vendasit në favor të tyre kishin posedimin e topit, megjithatë kjo nuk iu kreu punë. /Demokracia.com

Të ngjashme