Sport
Klubi kosovar i futbollit paralajmëron shuarjen, pretendojnë për dëmtim nga gjyqtarët
Demokracia
18:44 | 29 Shtator 2021

Share:

Klubi i Futbollit, A&N, që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës kanë paralajmëruar shuarjen e klubit.

Kjo për shkak se sipas tyre gjyqtarët po i dëmtojnë në ndarje të drejtësisë për disa ndeshje, shkruan Demokracia.com.

Klubi prizrenas përmes faqes zyrtare ka njoftuar se janë dëmtuar në katër ndeshje.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Njoftojmë opinionin e gjerë futbollistik se klubi ynë ndjehet jashtzakonishtë i lodhur e tejet i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve , pse gjithmonë klubi ynë bie pre e ktyre vendimeve , gjithmonë dëmtohemi ju a numrojmë me raste ndeshjet e dëmtuara ;Ndeshja 1 ; Trepça89 – A&NNdeshja 2 ; A&N – LiriaNdeshja 3 ; A&N – RahoveciNdeshja 4 ; A&N – IstoguNga kto dëmtime klubi në udhëheqjen e kryesisë pritet takimi për vendimin e mbylljes së klubit dhe tërheqjes nga garat , ky nivel i referimit është tejet i dobët , mjaft më me kto paragjykime , mjaft më me kto reagime kto vendime nga matrapazët të cilët ndeshje pas ndeshje po dëmtohemi. /Demokracia.com

Të ngjashme