Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani ka shënuar fitore të madhe ndaj Llapit të cilën e mposhti 2-1 me përmbysje të rezultatit, raporton Demokracia.com.
Ballkani në takimin tjetër është ndalur me barazim pa gola 0-0 ndaj Feronikelit në Suharekë.
Drenica ndërkohë ka marrë tri pikë pas fitores kundër Malishevës në shtëpi.
“Kuqezinjtë” triumfuan minimalisht 1-0 në “Bajram Aliu”. /Demokracia.com