Lajme
Instituti Hidrometeorologjik tregon parashikimin e motit për të dielën në Kosovë
Demokracia
13:59 | 13 Shkurt 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të dielën.

Sipas IHK-së, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme