Sport
Shtylla ishte “aleate” e PSG-së, dyshja e Cityt godasin traversën dy herë brenda pak sekondave
Demokracia
22:05 | 28 Shtator 2021

Share:

Pjesa e parë në “Parkun e Princave” ka përfunduar në të mirë të Paris Saint-Germainit.

Skuadra franceze avancon 1-0 pas pjesës së parë kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Kjo epërsi e parisienëve mund të mos ishte epilog i fraksionit të parë, sikur dyshja e Cityt, Sterling dhe Bernardo Silva të realizonin në një rast të artë.

Sterling fillimisht goditi shtyllën pingule, derisa topi i kthyer ishte “dhuratë” për Silvan që gjithashtu dështoi nga një pozitë shumë e afërt me vijën “fatale”.

Më posht mund ta shikoni rastin. /Demokracia.com

Të ngjashme