Sport
Milan – Atletico, Porto – Liverpool dhe Real Madrid – Sheriff: Rezultatet pas pjesës së parë, befasi e madhe në Madrid
Demokracia
21:54 | 28 Shtator 2021

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në tri përballjet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Milani avancon minimalisht ndaj Atletico Madridit në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com

“Rossonerët” siguruan avantazhin në minutën e 20-të kur Leao realizoi gol të bukur pas asistimit nga Diaz.

Milani është me një lojtar më pak në fushë, ngase Kessie u ndëshkua me dy karton të verdhë.

Liverpooli në Portugali është gjithashtu në epërsi të dyfishtë 0-2 ndaj Portos.

Golat për “Të Kuqtë” i kanë shënuar Salah në minutën e 18-të dhe Mane në të 45-tën.

Befasia e pjesës së parë ka ndodhur në “Santiago Bernabeu” atje ku skuadra moldave Sheriff Tiraspol gëzon epërsi prej 0-1.

Golin e vetëm e ka shënuar Jakhshibaev në minutën e 25-të duke e heshtuar klubin “mbretëror”. /Demokracia.com

Të ngjashme