Lajme
Eksperti amerikan: Me Biden është e mundur gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare Kosovë-Serbi
Demokracia
12:45 | 13 Shkurt 2021

Share:

Eksperti, Daniel Hamilton, një bashkëpunëtor i vjetër në Qendrën Ndërkombëtare Woodrow Wilson në Uashington, beson se ardhja e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrit mundësinë e një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Eksperit, Daniel Hamilton për Zërin e Amerikës tha se Europa nuk do të ishte kurrë e lirë derisa Ballkani Perëndimor të përfshihet në trended kryesore europiane.

‘’SH.B.A. dhe BE duhet t’i kushtojnë vëmendje të koordinuar pjesës tjetër të “Evropës jo të integruar” dhe paralajmëroi se Evropa nuk do të ishte kurrë e tërë dhe e lirë derisa Ballkani Perëndimor të përfshihej në trendet kryesore europiane’’, tha Hamilton, përcjell Demokracia.com

Aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pauzuar, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Ndërsa emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar vazhdimin e negociatave pas formimit të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen ditën e nesërme./Demokracia.com

Të ngjashme