Kosovare Asllani ka pësuar një lëndim të rëndë dhe pritet t’i mungojë Real Madridit gjatë.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “AS”, futbollisti me prejardhje nga Kosova lëndoi gjurin, shkruan Demokracia.com.
Kësisoj, mungesa e saj për ekipin e Real Madridit të femrave pritet të jetë dy deri në katër muaj.
Asllani është një nga futbollistet më të rëndësishme të klubi të kryeqytetit të Spanjës.
32-vjeçarja është njëkohësisht edhe reprezentuese e Kombëtares së Suedisë. /Demokracia.com