Sport
Vendimet e Komisionit Disiplinor: Mbrojtësi i Dritës dënohet me dy ndeshje moslojë
Demokracia
17:52 | 28 Shtator 2021

Share:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 28/09/2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.

Mbrojtësi i Dritës, Prince Balde është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të ndërhyrjes si lojtar i fundit në derbin kundër Gjilanit, me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq, shkruan Demokracia.com.

“Lojtari i FC”Drita” me nr fanelle 2, Prince Balde dhe nr ID .014411M98: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita- Gjilani dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Prince Balde i është bashkuar klubin “bardhekaltër” në merkaton e verës si lojtar i lirë pas largimit nga Feronikeli. /Demokracia.com

Të ngjashme