Lajme
​Ambasadori Orlando: Procesi zgjedhor në Kosovë të jetë transparent dhe i besueshëm
Demokracia
11:38 | 13 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka ftuar institucionet që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe pa presione politike në ditën e zgjedhjeve.

Orlando shkruajti në rrjetin social, Twitter se vetëm kështu arrihen zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin.

“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, shkroi Orlando./Demokracia.com

Të ngjashme