Sporti kosovar e në veçanti komuniteti i xhudos, sot ka marrë një lajm të mirë pasi në qytetin e Pejës është bërë inaugurimi i Qendrës Nacionale te Xhudos.
Prezentë në këtë ngjarje madhështore kanë qenë krerët e lartë të institucioneve dhe sportistë.
Kryeministri Kurti ka thënë se nevoja për infrastrukturë është e madhe për të arritur suksese dhe se kjo Qendër nuk do të ishte e mundur pa xhudistët. “Kjo Qendër është sepse ju jeni në qendër. Jeni shembull që duhet ta ndjekim në të gjitha sferat. Jam i lumtur që kemi arritur të bëjmë Qendrën Nacionale. Bashkërisht kemi ndërtuar shtëpinë e re, sporti është prioritet shtetëror. Do të rrisim numrin e të rinjve që të merren me sport”, ka thënë Kurti.
Tutje kryeministri ka shtuar se kjo tani do të jetë e lehtë për të gjithë e veçanarisht për Dritonin në krah me Majlindën si pjesë e ekipit të trajnerëve.
”Kjo do të jetë edhe më e lehtë për të gjithë, e veçanërisht për Dritonin, konsideruar që Majlinda do të jetë pjesë e ekipit të tij të trajnerëve”.
Ndërsa, i pari i shtetit te Kosovës se e “arta” Majlinda Kelmendi në mbledhjen e radhës së Qeverisë do të shpallet si “Qytetare me Merita të Veçanta”.
”Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të propozojë vendimin për shpalljen e Majlinda Kelmendit, “Qytetare me Merita të Veçanta”, pasi për arritjet e saja që i ka sjell Kosovës kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Majlindën”, tha Kurti. /Demokracia.com