Në fshatin Milloshevë të Obiliqit është gjetur një person pa shenja jete.
Dje rreth orës 17:00 një mashkull kosovar ka raportuar se në një fushë të fshatit Milloshevë të Obiliqit ka hasur një person të shtrirë pa shenja jete, raporton policia e Kosovës, përcjell Demokracia.com
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës i cili gjithashtu ishte raportuar i zhdukur para disa ditësh nga familjarët në Vushtrri.
‘’Fsh. Milloshevë, Obiliq 12.02.2021-17:0. Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë, kishte hasur në një person të shtrirë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi të pajetë. Viktima është raportuar si person i zhdukur me 09.02.2021 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Demokracia.com