Sport
Zyba, futbollisti që po i mungon shumë Prishtinës, ja kur pritet të rikthehet në fushë
Demokracia
11:03 | 28 Shtator 2021

Share:

Prishtina nuk e nisi aspak mirë edicionin e sivjetmë në elitën e futbollit kosovar.

Dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e para, bën që klubi të futet në presion, megjithatë dy fitoret në dy ndeshjet e fundit sikur e kanë stabilizuar paksa skuadëon bardhekaltër, shkruan Demokracia.com.

Gjithsesi, trajneri Zekirija Ramadani vazhdon të vuajë lëndimin e disa futbollistëve të cilët ndikuan në nismë jo të mirë  e me theks të veçantë të talentit Qëndrim Zyba, i cili tamam kishte kapur ritmin e dëshiruar, duke u shndërruar në një mesfushor të pazëvendësueshëm, ai pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ferencvarosit i cili vazhdon ta lë jashtë fushës.

Zyba në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se rikuperimi po ecën sipas parashikimeve, por që këtë stinor ai nuk do të mund të kthehet.

“Gjërat po shkojnë sipas parashikimeve. Po ndihem mirë dhe po e marrë vetën ngadalë”, ka thënë Zyba, i cili ka të lënduar ligamentin e gjurit për çka edhe u desh të operohet duke mbetur jashtë fushës së paku 6 muaj.

“Besoj shumë që në gjysmën e stinorit të ardhshëm do të rikthehem në fushë”, ka thënë 20 –vjeçari Qëndrim Zyba, i cili përveç Prishtinës, sigurisht që po i mungon edhe ekipi6 kombëtar të Kosovës U21, aty ku merrte ftesë vazhdimisht nga përzgjedhësi i Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme