Sport
Sot zhvillohen dy ndeshje në Ligën e Parë
Demokracia
10:03 | 28 Shtator 2021

Share:

Liga e Parë e Kosovës në futboll vjen sot me dy takime tejet interesante, në Grupin A dhe në Grupin B.

Në stadiumin “Riza Lushta” zhvillohet derbi ndërmjet dy skuadrave mitrovicase, Trepçës ’89 dhe Trepçës.

Ndërkaq në Grupin B, Ferizaj e mirëpret Flamurtarin. Kjo ndeshje pritet të sjellë një rivalitet të forte në fushë pasi “Ujqit” e kërkojnë fitoren e pare, teksa “kuqezinjtë” të tretën në këtë edicion.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00. /Demokracia.com

Të ngjashme