Dje në Pejë është raportuar për një vajzë që ka sulmuar babin e saj.
Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 10:30 është ankuar viktima mashkull se është sulmuar fizikisht nga vajza e tij me problem psikike, përcjell Demokracia.com
‘’Pejë (DN: 417-234) 12.02.2021-10:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme psikike e ka sulmuar fizikisht si dhe i ka demoluar disa orendi shtëpiake’’, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të Pejës./Demokracia.com