Jonathan Lewis mësues i shkollës fillore në Britani, nuk po pranon që të largohet nga shtëpia e re, që e bleu edhe pse miqtë po i luten që ta bëjë këtë. Kjo pasi brenda mureve të shtëpisë ai zbuloi diçka trishtuese që i ka shokuar ata .
32-vjeçari e dinte se kishte një vrimë të hapur nën shkallët e shtëpisë së tij të re në Walton, kështu që ai goditi murin me një çekiç dhe nga brenda nxori një kukull, e cila në dorë mbante një shënim trishtues:
‘I dashur lexues/pronar i ri i shtëpisë. Faleminderit që më lirove! Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë jetuan në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk më pëlqenin, kështu që duhej të shkonin. E tëra që ata bënin ishte të këndonin dhe të ishin të gëzuar. Ishte irrituese. Goditja me thikë ishte zgjedhja ime e vdekjes për ta, kështu që shpresoj të keni thika. Shpresoj të flini mirë’.
Lewis, tha se miqtë e tij po i thonë që të vendosë shtëpinë në shitje dhe të largohet, por sipas tij kjo është diçka për të qeshur pasi që data e ndërtimit të kësaj shtëpie nuk përputhet me atë vit që shkruan në letër, raporton DailyNews përcjellë Demokracia.