Thiery Henry u ul me shefin e Spotify, Daniel Ek, për të parë derbin e së dielës në Londrën Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit.
Damile Ek po përpiqet të blejë Arsenalin nga pronari aktual Stan Kroen.
Ek u përpoq të blente klubin me mbi 2 miliardë euro në prill, shkruan The Sun.
Ai arriti të rekrutojë Henryn, Patrick Vieira dhe Dennis Bergkamp për komplotin e tij.
Henry konfirmoi përfshirjen e tij në përpjekjen e kryesuar nga miliarderi suedez – me vlerë më shumë se 4 miliardë euro.
“Daniel është një tifoz i Arsenalit. Ai nuk e tha këtë për ndonjë publicitet, ai ka qenë një tifoz i Arsenalit për një kohë shumë të gjatë. Ai na u afrua, ne e dëgjuam. Dhe ne e dinim, para së gjithash, se ai donte të përfshinte tifozët”, tha Henry.
“Ai dëshiron të injektojë ADN-në e Arsenalit, identitetin që unë mendoj se është zhdukur prej kohësh. Ai tashmë ka arritur dhe tha vetë se ka mbledhur fondet për të ofruar një ofertë të mirë” shtoi ish lojtari i Arsenalit. /Demokracia.com