Sport
Për veprimin e lojtarëve të Fulham po duartroket e gjithë bota e futbollit, festuan golin me tifozin e paralizuar
Demokracia
11:40 | 27 Shtator 2021

Share:

Futbollistët e Fulhamit kanë bërë një veprim që po e përshëndet e gjitha bota e futbollit.

Fulham barazoi në kuadër të xhiros së nëntë në Championship kundër Bristol Cityt në udhëtim, përcjell Demokracia.com.

Sulmuesi serb, Aleksandar Mitroviq i dha epërsinë ish-skuadrës së Premierligës në minutën e 50-të.

Pas këtij goli, futbollistët mysafirë u drejtuan në pjesën ku ishin të pozicionuar tifozët e tyre.

Ata shkuan për ta festuar golin me një tifoz adoleshent që ishte i paralizuar e që ndodhej shumë pranë fushës.

Në fund të ndeshjes, tifozit 13-vjeçar iu dhuruar një fanellë e klubit të tij të zemrës.

Fanella duket se e gëzoi shumë tifozin e veçantë të Fulham, ngase në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale ai shihet duke buzëqeshur. /Demokracia.com

Të ngjashme