Sport
Gjilani e nis ditën me fotografinë e Prognit: A keni nevojë për gol nga gjuajtja e lirë?
Demokracia
11:10 | 27 Shtator 2021

Share:

Sport Club Gjilani e ka nisur ditën me fotografinë e sulmuesit, Gerhard Prognit.

Sulmuesi shqiptar realizoi gol mjeshtëror nga gjuajtja e lirë kundër Dritës në derbin e zhvilluar të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

“Kuqebardhët” në faqen zyrtare të klubit kanë publikuar një fotografi të Prognit, derisa kanë bërë edhe një pyetje.

“A keni nevojë për gol nga gjuajtja e lirë? Më telefono ndoshta”, kanë shkruar klubi gjilanas.

Përballja e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll i takoi Gjilanit që triumfoi 0-2 kundër rivales së përbetuar lokale.

Golin e dytë dhe të fundit të duelit e realizoi Shend Kelmendi një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit. /Demokracia.com

Të ngjashme