Lajme
Çfarë thotë Vjosa Osmani për grafitet që kërkonin Glauk Konjufcën si numrin një të listës së LVV-së?
Demokracia
22:02 | 12 Shkurt 2021

Share:

Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se komentimi i grafiteve të vendosura me të dhe Glauk Konjufcën, është humbje kohe.

Kështu deklaroi ajo në RTV Dukagjini, ku nuk pranoi të flasë më tutje lidhur me këtë çështje, përcjell Demokracia.com.

“Fare nuk besoj që kemi kohë të humbim me këtë çështje, por dua ta potencoj se bashkëpunimi që kemi ndërtuar me VV-në dhe me të gjithë anëtarët e saj ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përtej pritshmërie”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Vjosa Osmani kandidon në këto zgjedhje si numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje./Demokracia.com/

Lexo edhe:

Osmanit i vendoset ‘X’, Konjufca kërkohet të jetë i pari në listë: Këto janë grafitet që u vendosen sot në Prishtinë

Të ngjashme