Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar për fitoren e skuadrës së tij në derbin e Londrës së veriut ndaj Tottenham.
“Topçinjtë” triumfuan 3-1 përballë Tottenham Hotspur në stadiumin “Emirates” në Londër, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori shqiptar nëpërmjet llogarisë në rrjetet sociale ka shkruar se kjo fitore ishte për tifozët e Arsenalit.
“Kjo fitore është për të gjithë ju. Shumë krenar që jam Topçinj sonte”, shkroi ai.
Granit Xhaka nuk e përmendi fare lëndimin që pësoi. /Demokracia.com