Klubi i Futbollit Istogu ka ndarë rrugët me trajnerin e njohur kosovar, Nazmi Ramën.
Istogu dhe Rama janë pajtuar me një marrëveshje të dyanshme për ta ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, shkruan Demokracia.com.
Deri te kjo shkëputje e kontratës erdhi për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të kampionatit.
Istogu pësoi katër humbje këtë edicion, ndërsa kjo nuk përputhet me objektivin që ka klubi.
“Troftat” gjithashtu kanë bërë me dije në komunikatë se janë në bisedime me dy tre trajnerë për ta zëvendësuar Ramën.
Për momentin detyrën e trajnerit do ta kryejnë dy ndihmësit, Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj. /Demokracia.com