Sport
Lazio fiton derbin e kryeqytetit kundër Romës, Muriqi “shijon” vetëm gjashtë minuta
Demokracia
19:56 | 26 Shtator 2021

Share:

Lazio ka triumfuar në derbin e kryeqytetit të Italisë kundër Romës, në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë në elitën e futbollit italian.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri iu gëzua fitores 3-2 në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

Milinkovic-Savic realizoi golin e parë në minutën e dhjetë, për ta dyfishuar nëntë minuta më vonë Pedro.

Ibanez ngushtoi shifrat katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë për Romën.

Pas pak më shumë se një ore lojë, Anderson riktheu avantazhin prej dy golave për Lazion.

Veretout u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 69-të për rezultatin përfundimtar.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 89-të për të zëvendësuar, Ciro Immobilen.

Ndërkohë që mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj luajti për gjatë gjithë ndeshjes.

Roma përkundër humbjes vazhdon të mbetet në vendin e katërt me 12 pikë, derisa Lazio ka një pikë më pak në vendin e gjashtë. /Demokracia.com

Të ngjashme