Sport
Arsenali i jep leksion Tottenhamit në derbin londinez, Xhaka luan 82 minuta
Demokracia
19:23 | 26 Shtator 2021

Share:

Arsenalit i ka takuar derbi i Londrës së veriut kundër Tottenham Hotspur në kuadër të javës së shtatë në Premierligë.

“Topçinjtë” ishin superior përballë “Spurs” të cilët i mposhtën 3-1 në stadiumin “Emirates”, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit, Mikel Arteta qysh në minutën e 12-të realizuan golin e parë me autor Smith Roëe.

15 minuta më vonë në skenë doli sulmuesin nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang që ngriti epërsinë e “Gunners”.

Goditjen e fundit “Spursave” ua dha Saka në minutën e 34-të të takimit.

Tottenhami u rikthye te goli, por që ishte shumë vonë. Son realizoi golin e vetëm të mysafirëve në minutën e 79-të për rezultatin final.

Arsenali me këtë fitore ndodhet në vendin e dhjetë me nëntë pikë, aq sa ka Tottenham një pozitë më poshtë. /Demokracia.com

Të ngjashme