Sport
Notat e lojtarëve: Barcelona 3-0 Levante, ky ishte futbollisti më i vlerësuar
Demokracia
18:33 | 26 Shtator 2021

Share:

Barcelona i është rikthyer fitoreve pas dy barazimeve e një humbje në të gjitha garat.

“Katalunasit” shënuan fitore bindëse 3-0 kundër Levantes në takimin e vlefshëm për javën e shtatë në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi holandez, Memphis Depay është futbollisti më i vlerësuar i ndeshjes nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com”.

Holandezi mori notën 9.3, ndërsa me notë të lart u vlerësua edhe mbrojtësi anësor, Dest që mori notën 9.0.

Memphis Depay në minutën e gjashtë realizoi për avantazhin e parë duke ua bërë të qartë mysafirëve se pikët do të mbesin në “Camp Nou”.

Vetëm pas tetë minutave, De Jong realizoi golin e dytë për ta bërë punën më të lehtë për skuadrën e Koeman.

Krejt në fund të takimit, Ansu Fati në minutën e parë shtesë të ndeshjes shënoi për golin e fundit.

Barcelona ngritet në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, derisa Levante është në pozitën e 17-të me katër pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme